No menu items!

13-vjeçari ishte i vetëm në shtëpi, detaje nga ngjarja e rëndë në Ferizaj ku dyshohet se i mituri i dha fund jetës

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Ferizaj, ku një fëmijë 13-vjeçar u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. Sipas informacioneve të para, i mituri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së martës, kur i mituri tashmë i ndjerë, nuk kishte shkuar fare në shkollë. Kjo kishte alarmuar administratën e shkollës ku vijonte mësimet nxënësi, që ta lajmërojnë prindin e tij për mungesën e të miturit.

E, i menjëhershëm ishte veprimi i xhaxhait të viktimës, i cili e gjeti trupin e pajetë të fëmijës i cili ndodhej i vetëm në shtëpi në momentin kritik

Nuk dihen motivet që shtynë deri te ngjarja e rëndë, teksa Prokuroria tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin i cili është cilësuar ‘Vetëvrasje’.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar armën që dyshohet se u përdor në rast.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.