No menu items!

2.7 miliardë euro, kjo është ndarja buxhetore për vitin 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar me 65 vota pro, të premten e 17 dhjetorit në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022, i cili është 2.7 miliardë euro.

Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, derisa kishte vetëm një abstenim, ndërkaq në këtë seancë janë shqyrtuar 83 amendamente të propozuara nga deputetët.

Nga të dhënat e publikuara nga Qeveria e Kosovës, në buxhetin e vitit të ardhshëm miliona euro janë ndarë për skemën e punësimit të të rinjve, për shtesat e lehonave dhe fëmijëve e skema sociale e pensionale.

Në buxhetin e vitit 2022 janë ndarë:

20 milionë euro janë ndarë për skemën e punësimit të garantuar për të rinj.

45 milionë euro për shtesat për lehonat dhe fëmijë.

35 milionë euro për skemat sociale e pensionale.

Kurse sa i përket investimeve:

40 milionë euro janë ndarë për prodhuesit vendorë

40 milionë euro për ri-ngritjen e ndërmarrjeve publike

Mbi 700 milionë euro për sektorin e arsimit, shëndetësisë, kulturës, infrastrukturës e sigurisë, transmeton telegraf.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, ky ligj siguron qëndrueshmëri të financave publike, ringjallje të ekonomisë e orientim drejt prodhimit vendor, përkrahje të punësimit e fuqizim të grave, dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e rritje të mirëqenies qytetare.

Buxheti për vitin 2022 është saktësisht 2 miliardë e 748 milionë euro, njëherit buxheti më i lartë që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.