No menu items!

Në përkujtim të Ikonës së UÇK-së

Sa herë që vjen 9 Maji, më duket që po vjen si engjull e po na sjell buzqeshjen e dashurinë që kishte për bashkëluftetaret e lirinë e Kosovës.

Nuk dua ta zgjati shumë, sepse fjalët janë të pakta për veprat e tua, o i madhi e i lavdishmi Ilir Konushevci.

Historia nuk ka taku e njeh shumë burra si ti .

Ishe së bashku me Zahirin e Hakifin Alfa dhe Omega e UÇK .

Ishe me të vërtetë Gjeneral e ushtari më i thjesht i lirisë, sepse e doje lirinë më shumë se vajzën tënde të vogël Nertilen.

Shoku, miku, bashkëluftetari e komandanti im të përkujtoj e përkulem përgjithmonë.

Kurse fjalën tënde e kujtoj shpesh dhe përcjell te gjeneratat reja, kur thoje, citoj: “Çehren e shkaut e paska ky”.

E qe besa jo që e kishin pas çehren e shkaut po edhe pak me shumë jane dalë mbas lufte.

Pusho në perjetësi Ilir së bashku me Dr.Hazirin e Zahirin, Adrianin, Ademin e Mujen e të gjithë dëshmorët e kombit.

Ju jeni të pavdekshëm, sepse ne të gjallët e vdekur mbi këtë dhe po shijojmë lirinë me dollovere e rrena  të njerze të korruptuar e qe besa edhe me qata qe thojshe ti me qehre te shkaut..

Lavdi , 09.05.2024  Naim Hyseni

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU