No menu items!

22-vjeçarit nga Ferizaj i gjenden substanca narkotike, policia ia kontrollon shtëpinë edhe për armë, del që ato i përkisnin dikujt tjetër

Një 22 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj pasi gjatë kontrollit trupor tek ai janë gjetur substanca të dyshuara narkotike

Policia tha se sipas hetimet paraprake kishin siguruar një fotografi ku dyshohej se posedonte edhe armë zjarri. Si rezultat, është ushtruar urdhër kontroll në fshatin Pleshinë.

Atje u gjetën disa armë, por pas verifikimeve doli që ato të jenë të 47 vjeçarit I.R, për të cilat posedonte leje të skaduar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast penal për veprën: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve

Me datë 07.07.2025 rreth orës 20:00, Njësiti i Hetimeve në stacionin policor të Ferizajt, në bashkëpunim me njësitin reagues, ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar P. R.,22 vjeç, pasi gjatë kontrollit trupor tek ai janë gjetur substanca të dyshuara narkotike. Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Hetimet paraprake kishin siguruar një fotografi ku dyshohej se posedonte edhe armë zjarri. Si rezultat, është ushtruar urdhër kontroll në fshatin Pleshinë, ku janë sekuestruar:

-Një pushkë e gjatë përsëritëse dhe 26 fishekë

-Një pushkë gjuetie e punuar dhe 12 fishekë

Pas verifikimeve është konstatuar se armët i përkasin personit I. R.,47 vjeç për të cilat posedonte leje të skaduar.

Me urdhër të prokurorit të shtet është iniciuar rast penal për veprën:

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.