No menu items!

23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

Doktoresha Agreta Gashi në një deklaratë për Telegrafin bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Pacientja ka pësuar lëndime të shumta, dhe si pasojë e këtyre lëndimeve gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë”, tha ajo.

Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.

Rënia e kulmit ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 13:00, në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.