No menu items!

VIDEO/ Ndodh në Vlorë, polici i vendos kokën nën bark pronares së lokalit gjatë shoqërimit

Një prej punonjësve të policisë që shoqëroi pronaren e një lokali në Lungomaren e Vlorës mbrëmjen e sotme ka thyer etikën për shoqërimin e personave në ambientet e komisariatit.

Në një moment në videon e siguruar në ABC duket se efektivi i policisë shoqëron pronaren grua, duke i vendosur kokën nën bark për ta neutralizuar.

Në rastin konkret në momentin e shoqërimit të pronares së lokalit në Vlorë, në aksionin e policisë marrin pjesë edhe efektive gra të cilat qëndrojnë më të tërhequra, ndërkohë që efektivi i policisë përpiqet të neutralizojë të ndaluarën.

Një tjetër shkelje është edhe proporcionaliteti i përdorimit të forcës, në momentin kur ai e mbërthen për të mos u larguar. Sipas rregullores, punonjësit të policisë i lejohet të përdorë forcën vetëm kur është në mënyrë të arsyeshme e nevojshme dhe vetëm në masën që kërkohet për të arritur një synim të ligjshëm. m.v/abcnews.al

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.