No menu items!

257 policë u hetuan gjatë vitit 2022, 100 prej tyre u arrestuan

257 zyrtarë policor janë hetuar gjatë vitit 2022 nga Inspektorati Policor i Kosovës, 100 janë arrestuar kurse janë rekomanduar 164 për suspendim. Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj gjatë së martës në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të  Mbrojtjes.

Duke paraqitur raportin vjetor të punës për vitin 2022, ai tha se në fokus kanë luftimin e korrupsionit brenda Policisë së Kosovës.

Hodaj shroi se ka edhe numër të madh të ankesave nga qytetarët.

“IPK gjatë vitit 2022 ka realizuar një numër aktivitetesh. IPK ka vazhduar punën për rritjen e besimit në polici. Hetuesit e IPK-së kanë arritur numrin e aktiviteteve. Ne fokus të IPK-së kanë qenë luftimi i korrupsionit në polici. Kemi 1697 ankesa nga qytetarë. Në fushën e parandalimit kemi hetuar 257 punonjës policor, kemi arrestuar 108 punonjës, kemi rekomanduar suspendimin e 164 punonjësve policorë. 12 inspektime, kontrolluam qindra dosje dhe një numër intervistash. Publikuam 60 komunikata”, tha ai.
Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, ka pyetur Hodajn në lidhje më një konkurs për policë të Njësisë për Mbrojtjen e Afërt, ku pasi kanë kaluar të gjitha procedurat ata nuk janë pranuar.

“Për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt, ka pasur një ankesë në konkurs. Janë kryer procedurat dhe pas procedurave dikush ka ndikuar aty që ata të mos pranohen, a ka ndikuar politika. E dyta është servilizmi i policëve, edhe këto janë shumë dhe kemi ankesa shumë. Ka ankesa shumë për korrupsion në hetimet, ka padrejtësi të shumta, humbje të dëshmive e moszbardhja e hetimeve”, tha ai.

Sa i përket konkursit për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt njësisë e kemi zhvilluar një hetim. Sa i përket rastit konkret, nuk e kam informacione të fundit për rastin, për shkak se është një numër i madh i rasteve që ja ë duke u trajtuara. E di që ka qenë një hetim, përveç fazave të rekrutimit është edhe faze e së kaluarës, me këtë rast ata e kanë pasur një të kaluar. E di që është rast është trajtuar. Tek pyetja e tretë në mundohemi që të trajtojmë”, përfundoi Hodaj. /eo

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.