No menu items!

26 vjet nga marrëveshja e Kumanovës, Haradinaj: Shqiptarët i janë përjetësisht falënderues Amerikës

Sot shënohet 26-vjetori i marrëveshjes së Kumanovës, ku u shënua fillimi i tërheqjes së ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, që kishin terrorizuar dhe ushtruar gjenocid mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në Kosovë.

Lidhur me këtë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë dhe pastërtinë, kishte arritur të bashkojë në ndihmë të saj të gjitha shtetet demokratike dhe NATO-n.

”Lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë dhe pastërtinë, kishte arritur të bashkojë në ndihmë të saj të gjitha shtetet demokratike, NATO-n, e udhëhequr nga Amerika, e cila për tre muaj rresht bombardoi Jugosllavinë, shtetin e fundit fashist në Evropë. Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar 26 vjet më parë, shënon fillimin e tërheqjes së ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, që kishin terrorizuar dhe ushtruar gjenocid mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në Kosovë.Për disa prej nesh që mbijetuam ferrin, kjo marrëveshje erdhi pas dhjetë vjet lufte. Më të vështirat ishin vitet 1990 deri më 1996, ndërsa nga 1997 deri më 1999 ndodhën dy mrekulli që ndryshuan rrjedhën e historisë sonë: së pari, na besoi dhe na përkrahu kombi ynë shqiptar; së dyti, na besuan dhe na qëndruan pranë Amerika dhe NATO”, ka shkruar Haradinaj.

Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shqiptarët përjetësisht i janë falënderues Amerikës për secilën etapë të historisë sonë, shtoi ai

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.