Vedat Muriqi ka folur pas ndeshjes në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sulmuesi që shënoi tri gola në ndeshjen e play-offit ndaj Islandës në fitoren 3:1, u shpreh tejet i lumtur me skuadrën dhe me shënimet,

Ai thotë se për një sulmues nuk ka ndeshje më të mirë se kjo.

“Jam i kënaqur që kemi bërë një arritje të jashtëzakonshme si Kombëtare. Një sulmues nuk mund ta ketë një lojë më të mirë se kjo: 3 gola dhe kualifikim në Ligën B. Jemi bërë armiq të fortë për kundërshtarët”, u shpreh Muriqi

Kujtojmë që me fitoren e sotshme Kosova ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën B të UEFA Nations League./Indeksonline/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU