Fahrija Fazliu, motra e heroit Bahri Fazliu, rrëfen me dhimbje humbjen e vëllait të saj të dytë, duke ndarë kujtime të thella për sakrificat dhe vuajtjet që ka përjetuar familja Fazliu në shërbim të lirisë së vendit,shkruan Raporto24
Ajo përshkruan me emocion jetën dhe veprimtarinë e Bahriut, përfshirë përballjet e tij me torturat, hetimet e vazhdueshme nga regjimi serb dhe vendosmërinë e palëkundur për çlirimin e Kosovës. Sipas saj, Bahriu ishte i përkushtuar deri në fund ndaj idealit kombëtar, duke mos u ndalur asnjëherë përballë rrezikut.
Përmes poezive të tij të fuqishme dhe kujtimeve personale, Fahrija përpiqet të mbajë gjallë kujtimin e vëllait dhe të të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e popullit shqiptar.
“Bahriu nuk ishte thjesht vëllai im, ai ishte simbol i qëndresës. Çdo fjalë e tij, çdo varg poezie që ka lënë pas, është një amanet që na fton të mos harrojmë”, thotë ajo me zë të përlotur./Raporto24