Katër motoristët që ishin raportuar të humbur në zonën malore janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas informacioneve nga Shoqata për Kërkim-Shpëtim, motoristët kishin humbur rrugën dhe kishin mbetur pa derivate, çka kishte bërë të pamundur vazhdimin e lëvizjes së tyre,shkruan Raporto24
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur t’i lokalizojnë dhe t’i ndihmojnë motoristët, të cilët tashmë janë të sigurt dhe po marrin ndihmën e nevojshme nga zyrtarët e shoqatës.