Tiranë, Maj 2025 – Ngjarjet që ndodhën gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Manipulimi i procesit zgjedhor, nën petkun e një ngjarjeje sportive ndërkombëtare – Giro d’Italia, është një akt që dëmton rendin demokratik dhe vë në dyshim integritetin e zgjedhjeve.
Një ngjarje e madhe sportive si Giro d’Italia u planifikua pikërisht gjatë fundjavës së zgjedhjeve, duke i dhënë mundësi qeverisë dhe strukturave shtetërore të shfrytëzojnë këtë ngjarje për të penguar zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Bllokimi i rrugëve, kontrollet e tepërta dhe paralizimi i trafikut u shndërruan në pengesa të mëdha për lëvizjen e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe deputetëve të BE-së, duke i pamundësuar atyre të arrinin në qendrat e votimit në kohë.
Kjo situatë ka patur pasoja direkte në procesin zgjedhor. Qëllimi i organizimit të një ngjarjeje sportive të tillë në këtë datë ka qenë i qartë – për të larguar vëmendjen nga procesi zgjedhor dhe për të mundësuar manipulime që minojnë besimin në proceset demokratike. Shtimi i dyshimeve për shpërndarje të parave në dorë dhe përdorimi i zyrtarëve shtetërorë për blerjen e votave është një akt që nuk mund të tolerohet.
Në këtë kontekst, kërkojmë një qëndrim të qartë nga vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë OSBE-në dhe partnerët ndërkombëtarë, për të denoncuar manipulimet dhe për të kërkuar përgjegjësi për veprimet që kanë dëmtuar parimet demokratike. Shqipëria, si një vend me aspirata evropiane, meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbikëqyrje të pavarur dhe mbështetje të sinqertë.
Duke pasur parasysh të gjitha këto manipulime, besojmë se, nëse numërimi i votave bëhet në mënyrë të ndershme, Partia Demokratike ka mundësi të fitojë këtë përballje dhe të rikthejë besimin në drejtësi dhe të vërtetë.
Gani Dreshaj
Tiranë, Maj 2025