Kërcënimi i kësaj jave ndaj Presidentes Vjosa Osmani është vetëm një vazhdimësi e një sërë kërcënimesh të mëhershme, shumica prej tyre kërcënime me jetë. Sipas këshilltarit për media, Bekim Kupina, të gjitha këto raste i bashkon një e përbashkët: mosveprimi i institucioneve të drejtësisë.
“Përkundër dhjetëra kërcënimeve – shumica kërcënime me jetë – asnjë veprim nuk është ndërmarrë ndaj kërcënuesve për vite me radhë. Kjo, edhe pse në shumicën e rasteve, kërcënimet bëhen me emër, mbiemër dhe nga profile të identifikueshme”, ka deklaruar Kupina./Raporto24