Më 28 maj 1987, bota u trondit nga një akt i pazakontë: një 18-vjeçar gjerman, Mathias Rust, u ul me një avion privat në Sheshin e Kuq në Moskë, duke shmangur të gjithë sistemin e fuqishëm të mbrojtjes ajrore sovjetike.
Rust, i cili kishte nisur fluturimin nga Helsinki me një avion të vogël Cessna, arriti të kalojë pa u ndaluar nëpër hapësirën ajrore të Bashkimit Sovjetik për më shumë se 800 kilometra. Ai zbriti vetëm pak metra larg Kremlinit, duke habitur rojet, autoritetet dhe mbarë opinionin ndërkombëtar,Trasmeton Raporto24
Adoleshenti deklaroi se veprimi i tij ishte një mesazh paqeje mes Lindjes dhe Perëndimit, në një periudhë tensioni të fortë gjatë Luftës së Ftohtë.
Ngjarja shkaktoi turpërim të madh për ushtrinë sovjetike, çoi në dorëheqjen ose shkarkimin e disa gjeneralëve të lartë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Sergei Sokolov. Për liderin sovjetik Mikhail Gorbachev, kjo ngjarje u përdor si justifikim për të thelluar reformat politike dhe ushtarake në vend.
Rust u dënua me 4 vjet burg, por u lirua pas 14 muajsh. Sot, avioni i tij ndodhet në një muze në Gjermani dhe historia e tij mbetet një nga shembujt më të pazakontë të guximit dhe absurditetit në periudhën e Luftës së Ftohtë./Raporto24/