Prishtinë: Dhunë në familje mes një çifti – të dy dërgohen për trajtim mjekësor
Prishtinë, 5 korrik 2025 – Një rast i dhunës në familje është raportuar në orën 19:30 në Prishtinë, ku dy persona – një mashkull dhe një femër kosovarë – të cilët janë në lidhje dashurie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit si pasojë e mosmarrëveshjeve të ndërsjella.Raporto24
Të dy të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe kanë pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe do të procedohet në procedurë të rregullt./Raporto24/