Sot shënohen 36 vjet nga rënia heroike e Ali Ajetit, një prej figurave më të shquara të rezistencës kombëtare shqiptare. Ai ra më 30 maj 1989 në përballje me forcat serbe, duke u bërë simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri.
Nëna e tij, Vahide Ajeti, disa muaj më parë përjetoi momente të thella emocionale kur Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, dekoroi Ali Ajetin djalin e saj me titullin “Hero i Kombit”.
E mallëngjyer dhe e mbushur me krenari, nëna Vahide përqafon fort Presidenten Osmani, duke përçuar një mesazh të fuqishëm dashurie, dhimbjeje dhe nderimi për të birin që dha jetën për atdheun,shkruan Raporto24
Ali Ajeti mbetet një emër i paharruar në historinë e popullit shqiptar, një hero që u flijua për liri, dinjitet dhe të ardhmen e brezave që vijnë.
Lavdi përjetë!