No menu items!

40-vjeçarja në Pejë denoncon një grua në Polici, thotë se po e ngacmon vazhdimisht

Një grua nga qyteti i Pejës gjatë mbrëmjes së shkuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi që sipas saj, tash e një kohë është viktimë e ngacmimit nga një grua tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e dyshuara në mënyrë sistematike ka ngacmuar 40-vjeçaren, e madje dje dyshohet se e ka sulmuar edhe fizikisht.

Viktima ka marrë lëndime trupore si pasojë e dhunës dhe për këtë arsye ka kërkuar edhe ndihmë mjekëosre në spital, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e saj lidhur me rastin në organet e hetuesisë.

Si rezultat i denoncimit, 37-vjeçarja e dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarës t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.