No menu items!

Sot në Prishtinë te rruga “Ahmet Krasniqi” tri vajza u rrahën nga një person.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet personi që i sulmon tri vajzat nga Shqipëria, që me profesion janë masazherka me një mjet  në dorë.

 

Indeksonline në lidhje me këtë rast ka kontaktuar Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë  identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, u shprehë ajo.

Indeksonline tutje mëson se personi që sulmoi vazjat është me inicialet L.V(emër i njohur për redaksinë).

Sipas informacioneve që ka momentalisht Indeksonline, i dyshuari kishte kërkuar shërbime jashtë masazhës.

Në lidhje me këtë rast Indeksonline do të ju mbaj të informuar./Indeksonline/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.