No menu items!

45-vjeçari kapet duke vjedhur Red Bull-a në Viva Fresh në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, raporton Gazeta Sinjali.

Një tentim vjedhje ka ndodhur edhe dje në marketin ‘Viva Fresh Store’ në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë, ku një person është kapur në flagrancë duke marrë dy paleta me pije energjike ‘Red Bull’.

Sinjali mëson se menaxheri i marketit ka denoncuar menjëherë rastin në Polici, ku ndër të tjera ka bërë me dije se vlera e pijeve që po tentoheshin të vidhen, është 60 euro.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Vjedhje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 45-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.