Sipas të dhënave zyrtare. Viktimat u akuzuan për “armiqësi ndaj popullit”, “agjitacion e propagandë”, tentativa arratisjeje dhe veprimtari kundër regjimit komunist.
Përveç ekzekutimeve, regjimi përdori dhe forma të tjera represioni,shkruan Raporto24
Burgosje politike: U arrestuan 10,133 burra dhe 7,367 gra; 1,065 prej tyre humbën jetën në burgje. Tortura dhe pasojat e saj: 408 persona humbën aftësinë mendore si pasojë e dhunës dhe torturave. Internime masive: Rreth 20,000 familje u internuan për motive politike; 7,022 persona vdiqën në kampet e internimit.
Për të dokumentuar këto krime, janë ndërmarrë disa iniciativa:
Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) ka publikuar Fjalorin Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist, me të dhëna të detajuara për viktimat. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) ka organizuar konferenca dhe botuar materiale mbi persekutimet politike. Organizata Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur (ICMP) vlerëson se rreth 6,000 persona rezultojnë të zhdukur gjatë diktaturës, shumica ende të pagjetur./Raporto24