No menu items!

Një fund me dhimbje apo një dhimbje pa fund 

Shtatori është muaji kur nxënësit tanë janë rikthyer në bankat shkollore, edhe në rrethana tejet të rënda.

Por, shtatori i vitit 2022, ishte ndryshe. Shkollat dhe bankat, për të cilat është investuar mjaftë shumë, mbeten të thata, pa nxënës dhe pa mësues. shkruan,Raporto24.

 

Për një muaj të tërë debate, takime, mendime pro et contra asaj se kush është në anën e drejtë, Sindikata që kërkon vetëm 100 euro për nisjen e mësimit, apo qeveria e cila ofroi 50 euro.

 

E drejta është në të dyja anët, sikur që nuk është plotësisht në asnjërën anë, shkruan Raporto24.

 

Një Sindikatë që ka të drejtë të kërkoj përmirësimin e pozitës materiale të mësimdhënësve, por që në anën tjetër nuk duhet ta kushtëzojë atë.

 

Një qeveri që ka ofruar 50 euro për të punësuarit në sektorin publik nga muaji shtator deri në dhjetor të këtij viti, në emër të masave për përballim të inflacionit.

 

Në gjithë këtë betejë ka hyrë edhe debati në cilësinë e mësimdhënies dhe rezultatit jo të mirë të arsimit në vend. Raporto24.com

 

Gjë që kjo nuk zë vend në këtë debat, as në këtë kohë, madje as nuk do duhej të debatohej.

 

Pozita materiale e secilit mësimdhënës duhet të jetë e atillë, që i mundëson atij ta bëj punën me përgjegjësi profesionale e morale.

 

Por, qeveria, ministria e Arsimit, sikur edhe drejtoritë komunale duhet ta bëjnë seriozisht betejën e cilësisë në arsim si prioritet i vendit.

 

Vetëm kështu do të mbylleshin rrugët që nuk shpiejnë askund as në cilësi, as në dinjitet.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.