No menu items!

955 zyrtarëve të lartë në Kosovë do t’u verifikohet pasuria

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë hedhjen e shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli ka treguar se janë gjithsej 4 769 zyrtarë të lartë të cilët do t’i nënshtrohet shortit për verifikimin e deklarimit të pasurisë.

“Bazuar në Ligjin për Deklarim të Pasurisë pasi të bëhen publike deklaratat e pasurisë nga zyrtarët e lartë fillon hedhja e shortit për ata zyrtarë të cilët do të jenë pjesë e kontrollit të 20 përqindëshit ku gjithsej janë 4769 persona, nga të cilit pas numrit përzgjedhës çdo i pesti do të jetë pjesë e këtij kontrolli”.

Nga lista e përzgjedhur 955 zyrtarë të lartë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Havolli poashtu ka thënë se 2 për qind e zyrtarëve nuk e kanë deklaruar pasurinë.

“Prej ditës së hënë ngarkohen zyrtarët me raste dhe fillon procedura e verifikimit të deklaratave të pasurisë dhe përfundon në dhjetor. Ka deri 2 për qind të zyrtarëve që nuk e deklarojnë pasurinë, por trendi vazhdon të jetë i njëjtë”.

Kurse për gabimet e përfolura në media ai ka përsëritur se ato nuk janë lëshuar nga Agjencia, por nga vetë deklaruesit, raporton EO.

“Gjatë procesit të deklarimit mund të ndodhin gabime, por që ditët e fundit të përfolura në media nuk kanë qenë gabime të agjencisë por të vetë deklaruesit të cilët pastaj janë përmirësuar”, ka përfunduar ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.