No menu items!

Përleshje në Pejë: Sulmohet fizikisht përmbaruesi privat, arrestohet personi i dyshuar

Përmbaruesit privatë në Kosovë shpeshherë hasin në telashe me qytetarët që janë debitor në procedurë përmbarimore. Ata mund të jenë cak i ofendimeve e kërcënimeve, gjë e cila ua vështirëson atyre kryerjen e detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot paradite në Pejë, ku një përmbarues privat dyshohet se është sumuar nga një person, i cili ka lëndë në proces përmbarimor në zyrën e tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari H.Zh., pas një mosmarrëveshje momentale e ka goditur me grusht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Rasti është denoncuar menjëherë dhe në vendin e  ngjarjes është arrestuar personi i dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të çalohet masa e ndalimit policor dhe të iniciohet rasti për veprën penale  “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sinjali ka kontaktuar edhe përmbaruesin privat, i cili është viktimë e këtij rasti, por i njëjti nuk ka pranuar të jap deklaratë për atë që ka ndodhur.

/GazetaSinjali/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.