Mjekët në Suharekë ia shpëtojnë jetën një qytetarit pas sulmit në zemër

Një qytetarit nga Suhareka i është shpëtuar jeta pas një arresti kardiak, falë intervenimit të mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë Komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

“Kjo ekipe Urgjencës në QKMF-Suharekë, në krye me doktorin e ri dhe shumë profesional, Diar Kabashi, rikthyen në jetë një qytetar me arrest kardiak. Faleminderit për punën dhe profesionalizmin”, shkroi Kuqi në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU