No menu items!

Shtëpia e Bardhë për pak shpëton nga dy tornado

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA konfirmoi se stuhia e fundit dhe më shkatërruese përmbante dy tornado, njëra prej të cilave kaloi pranë Shtëpisë së Bardhë.

Sipas shërbimit meteorologjik federal, një tornado F1 me erëra 150 kilometra në orë u formua në Arlington County, Virginia, rreth orës 21 të enjten dhe kaloi qytetin e Roslin dhe lumin Potomac përpara se të shpërndahej në National Mall, një park i madh në qendër të qytetit Uashington.

Disa çaste më parë, në telefonat e banorëve u dëgjua një paralajmërim emergjent për një tornado, duke u kërkuar atyre që të largoheshin menjëherë.Tornado ishte 114 metra i gjerë dhe kaloi përgjatë një shtegu rreth shtatë kilometra të gjatë midis Monumentit të Uashingtonit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.