No menu items!

Krasniqi: Nga njohja në qendër, marrëveshja degradoi në të përkohshme me Asociacionin në qendër

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se prezenca e kryeministrit Kurti është e domosdoshme në Kuvend për të debatuar mbi marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Ai tha se sot është dita e katërt prej që kryeministri ka deklaruar se e pranon marrëveshjen bazuar në propozimin europian dhe se gjithandej në Kosovë, nëpër shtëpi po diskutohet për këtë marrëveshje pa e pasë të qartë se çfarë është pranuar.

“Po diskutohet edhe për pasojat eventuale që i sjell kjo marrëveshje në mungesë të një qartësie për secilën pikë prej saj që tashmë është bërë publike dhe zyrtare. Një politikan i përgjegjshëm do të kishte ardhur vetë pa i bërë mocion, me kërkesë të tij, për t’iu drejtuar Kuvendit dhe gjithë popullit për ta njoftuar me dokumentin dhe çdo pikë. Kryeministri i Kosovës nuk është këtu as sot. S’e kuptoj se çfarë pune më të rëndësishme ka sot kryeministri sesa me ardhë në Kuvend për marrëveshjen për të cilën ka deklaruar se po e nënshkruan me Serbinë, bile pa e marrë autorizimin e këtij Kuvendi”.

Krasniqi ka përmendur edhe nenet e marrëveshjet, të cilët i kritikoi.

Neni 10 që pa njohjen e ndërsjellë e pranon Asociacionin. Me nenin 7 i jep mundësi krijimit të një sistemi autonomist për serbët e Kosovës, e mos të flasim për nenin 11 që i hap mundësi shumë e shumë pikëpyetjeve”.

Krasniqi tha se ajo marrëveshje s’mund të hyjë në fuqi pa ratifikim në Kuvend.

“Nga qëllimi shtetëror për një marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë në qendër, ky proces ka degraduar në një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”.

Krasniqi tha se e mbështesim kërkesën për debat në Kuvend për këtë temë./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.