Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me disa anëtarë të partisë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Gazeta Sinjali.
Krasniqi foli pak para gazetarëve, ku përmendi sakrificën e familjes Jashari dhe mungesën e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.
Konsiderojmë obligim për të ardhur këtu, në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari, për të treguar respektin tonë të përjetësohem, vlerësimin e pafundëm për sakrificën e tyre titanike, e cila i dha drejtim luftës.
Në këto vitet e fundit, e ndjejmë mungesën e themeluesve të UÇK-sw, të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, e bashkëluftëtarëve të tjerë, që janë të privuar nga liria.”