No menu items!

Kanoset me sëpatë një deputet i Kuvendit të Kosovës

Një deputet i Kuvendit të Kosovës është kërcënuar me sëpatë nga disa persona të dyshuar në Bjeshkët e fshatit Bukosh.

Policia thotë për ngjarjen është njoftuar më 12 mars të këtij viti.

“Me datë 12 mars 2023, rreth orës 15:00 Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga një ankues, se në bjeshkët e fshatit Bukosh ishin kanosur nga disa persona të dyshuar, të cilët i kishte hasur duke bartur dru me dy traktor”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, policia njofton se pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar ankuesit, njëri deputet në Parlamentin e Kosovës, ndërsa tjetri roje i Parkut Nacional.

Sipas ankuesve, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshuarit nuk kanë pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sëpatë dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Nga policia në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe kanë filluar hetimet në identifikimin e të dyshimtit. Sot me datë 14.03.2021 është identifikuar i dyshuari  (A.A. 34 vjeç, nga komuna e Suharekës) për të cilin ekziston dyshimi i bazuar që ka kanosur viktimat”.

“Në prezencë të avokatit mbrojtës  i dyshuari është deklaruar për incidentin, në deklarimin e tij ai pohon të këtë pasur një mosmarrëveshje dhe fjalosje me viktimat, por mohon qe ka përdor fjale kanosëse”, bëhet e ditur nga policia.
Me aktvendim te Prokurorit  të Shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari ndalohet për 48 orë. /Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.