No menu items!

Krasniqi: Rritja e çmimit të rrymës, goditja e radhës e qeverisë për qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar qeverinë lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 përqind.

Krasniqi vlerëson se ky veprim është goditje e radhës për të gjitha familjet kosovare që sipas tij po varfërohen çdo ditë e më shumë, njofton Klankosova.tv.

“Vitin e kaluar e rritën mbi 100% çmimin e energjisë elektrike. Megjithatë, kësaj qeverie, që simbol të saj e ka sekserin e tregtisë me energji, Martin Berishajn, nuk u mjaftoi kjo. Dje, çmimin e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët tanë e rritën edhe për rreth 15 %. Ky veprim është goditje e radhës për të gjitha familjet kosovare, të cilat, në këtë periudhë të krizës dhe ngritjes së të gjitha çmimeve të tjera, po varfërohen çdo ditë e më shumë. Në këto dy vjet, përmes të gjitha veprimeve të saj, kjo Qeveri vetëm sa e ka rritur koston e jetesës për qytetarët e Kosovës, duke keqkuptuar dhe keqpërdorur në thelb misionin e saj”, shkruan kreu i PDK-së.

Krasniqi konsideron se me këtë lloj qeverisjeje, numri i qytetarëve të cilët do të emigrojnë do të vazhdojë të thyej rekorde të reja.

“Një gjë është e sigurt: me këtë lloj qeverisjeje, e cila po vështirëson dhe rëndon jetën e qytetarëve në çdo aspekt, numri i atyre të cilët do të emigrojnë do të vazhdojë të thyej rekorde të reja. I indinjuar thellësisht me këtë kaos qeverisës, i cili po e kërcënon në vazhdimësi mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin e shtetit tonë. Mjaft më!”, shkruan ai në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.