No menu items!

Osmani në Krushë: S’mund të ketë paqe e stabilitet në rajon pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në Krushë të Madhe me rastin e 24 vjetorit të masakrës atje.

Ajo tha se nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në rajon pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

“Është vështirë të gjenden fjalë për të përshkruar dhimbjen që e kaplon gjithë popullin e Kosovës, por në veçanti familjet e Krushës së Madhe dhe të fshatrave përreth, ku sikurse çdo vit, ne i përkujtojmë 241 burra e djem, 7 fëmijë e 5 gra, në mesin e të cilave njëra shtatzënë, të vrarë mizorisht në mënyrën më makabre nga regjimi gjenocidal i Serbisë”, tha Osmani.

Teksa kujtojmë këtë ditë tmerri, plagët e Krushës së Madhe janë ende të hapura. Prej më tepër se 20 vjetësh, fati intelektualit Ukshin Hoti ende mbetet i pazbardhur, i tillë mbetet edhe fati i 64 banorëve të Krushës së Madhe të cilët ende figurojnë në listat e të zhdukurve me dhunë. Zemrat e copëtuara të nënave, grave, motrave e të fëmijëve të krushjanëve ende kërkojnë drejtësinë e munguar. Krimet e luftës asnjëherë nuk vjetërsohen, njësoj sikurse edhe gjenocidi që kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar. Ndaj sot dhe gjithnjë nuk do ndalemi së kërkuari që autorët të vihen para drejtësisë dhe që fati i patriotit të madh Ukshin Hotit dhe i të gjithë krushjanëve të tjerë të zbardhet. Asnjëherë nuk duhet të heshtim e as të dorëzohemi, ngase besojmë se shpirti human i botës demokratike nuk do të hesht në kërkim të drejtësisë për jetërat e pafajshme dhe familjarët e tyre të mbijetuar vetëm fizikisht, por me shpirt, zemër e mendje të dërrmuar nga dhimbja e trishtimi i vazhdueshëm”, deklaroi ajo.

“Vërtetetë që ne jemi të përkushtuar për paqe, por ua kemi borxh gjen të ardhshme ta brojmë të vërtetën e patjetërsueshme dhe e vërteta është një dhe vetëm një- Kosova bëri luftë të drejt çlirimtare, ndërkaq Serbia kreu gjenocid mbi popullin tonë”, tha Osmani.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.