Policia jep detaje për të shtënat me armë dhe plagosjen në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë, për Raporto24.

Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, ka thënë se rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo për Raporto24.

Sipas saj, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Prishtinë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU