No menu items!

Deliu: Kur Drenica përkujton “Masakrën e dhimbshme të Izbicës” kështu dukej konvoji i xhipave të zi të Kurtit e Osmanit

tuar reagime të mëdha në opinionin publik. Që nga ardhja në pushtet, kryeministri Kurtit i kujtohet shpesh komenti i tij nga opozita dhe analistët politikë që ka bërë vite më parë rreth xhipave të zinj.

“Kanë xhipa, ne duam trotuare. Ju e keni parë se si politikanët kur zbresin te qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar, e me xhama të errësuar, ku ai të sheh ty e ti nuk e sheh atë, e nëse del prej xhipit të këqyrë mrrolshëm truproja e tij, se truproja e tij e di edhe më mirë se na se qytetarët kanë arsye më shumë më i bë diçka atij politikani.” – deklaronte Kurti në atë botë.

Deliu, duke i kujtuar fjalët e Kurtit në të shkuarën, “Ata kanë xhipa, ne kemi libra”, tha se kjo tregon mungesën e respektit të Kurtit ndaj viktimave të luftës.

“Albin Kurti dikur “Ata kanë xhipa, ne kemi libra”
Ndërkohë, sot kur Drenica përkujtonte “Masakrën e dhimbshme të Izbicës”, me 147 të vrarë, burra, gra dhe fëmijë, kështu dukej konvoji i xhipave të zi, i pushtetit të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit…” – tha Deliu.

Të mërkurën është shënuar përvjetori i masakrës së Izbicës në Skenderaj. Masakra e Izbicës është njëra ndër masakrat më makabre që ndodhën në pranverën e vitit 1999.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.