No menu items!

Antidroga aksion në veri: Zbulohen tre laboratorë me bimë narkotike, arrestohet një i dyshuar

Më 12.02.2023, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, patën
zhvilluar një operacion policorë, të koduar me emrin ‘Shpata’, në rajonin e Mitrovicës Veri, me
qëllim të luftimit të kultivimit të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të atij operacioni policor ishte arritur të zbuloheshin tre laboratorë me bimë
narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me
pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të. Gjatë realizimit të operacionit
policorë në fjalë, policia kishte arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj serb.

Sot, më 04.04.2023, rreth orës 15:20, në vazhdën e hetimit të rastit të lart-cekur, policia ka
identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar (të dyshuarin e tretë): R.K., (viti i lindjes 1968,
mashkull serb kosovar).

I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të dy veprave penale:
‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo
veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’ dhe ‘’kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së
kokainës ase bimëve të kanabisit’.

Pas, intervistimit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

Policia mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale në vend, në veçanti luftë
e pa kompromis do të zhvillohet ndaj personave apo grupeve kriminale që merren me abuzimin,
posedimin, kultivimin apo trafikimin e substancave narkotike (drogave) në përgjithësi”, thuhet ne njoftim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.