No menu items!

Iniesta largohet nga Japonia, por s’e ka ndërmend të pensionohet

Andres Iniesta është larguar nga klubi i deritashëm, Vissel Kobe.

Ishte vetë veterani i mesfushës ai që e bëri të ditur largimin nga klubi i ligës japoneze, ndërsa konfirmoi se do të vazhdojë të luajë ende futboll në një vend tjetër.

“Mendoj se ne gjithmonë e kemi imagjinuar që unë do të pensionohesha këtu, ka qenë dëshirë e të gjithëve”, deklaroi Iniesta me lot në sy në konferencë për shtyp në Kobe, në perëndim të Japonisë, së bashku me pronarin e klubit, Hiroshi Mikitani, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Barcelonës megjithatë shtoi se do të vazhdojë të luajë dhe të jetë konkurrues, duke shtuar se vendimi për t’u larguar nga klubi aktual u bë me marrëveshje të dyanshme me klubin, duke insistuar se prioritetet e trajnerit ishin të tjera dhe se kishte shumë pak rëndësi në ekip këtë sezon.

Lojtari tutje shtoi se shkuarja në Japoni ka qenë vendimi më i mirë i jetës së tij, duke shtuar se atje kaloi momente të bukura me klubin, por që ndërkohë pati edhe momente të vështira siç ishte lufta për mbijetesë e klubit japonez.

Aspektet pozitive ishte triumfi në “Empror Cup” në vitin 2019, ndërsa të këqijat, lëndimi që e pësoi vitin e kaluar, i cili e detyroi atë që të mungonte në disa ndeshje.

“Unë kam vazhduar të punoj fort, jam ndier mjaft mirë”, tha Iniesta për muajt e fundit.

Në këtë sezon të ligës japoneze, e cila startoi në muajin shkurt, Iniesta i zhvilloi vetëm 85 minuta në pesë ndeshje në ligë dhe në kupë.

Ekipi i tij është lider i J-League pas 14 ndeshjesh, shkruan “Gazeta Express”.

“Do të mundohem ta mbylli karrierën si futbollist duke luajtur në vazhdimësi dhe kjo pjesë këtu u bë e komplikuar”, u përgjigj Iniesta kur u pyet për të ardhmen e tij.

“Nuk e di, dua të vazhdoj të luaj, ndiej se jam ende në gjendje dhe jam i ngazëlluar të vazhdoj ta bëj këtë. Pasi të mbyllet kjo epokë, do t’i shoh opsionet që mund t’i kem”, përfundoi Iniesta. /Gazeta Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.