No menu items!

Reagon PDK-ja: Ftojmë qeverinë ta vlerësojë situatën e sigurisë, të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas tensioneve të sotme në veri të vendit.

Nga PDK-ja thonë se janë të shqetësuar me këto zhvillime dhe se i bëjnë thirrje qeverisë që të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirixhuara nga Serbia.

Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve.

Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndermarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë” thuhet në reagimin e PDK-së.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.