Hamdi Namani është larguar përfundimisht nga Drita.
Mesfushori kualitativ ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se është ndarë me klubin gjilanas pas katër vjetësh, shkruan “Gazeta Express”.
Ish-futbollisti i Llapit i ka falënderuar të gjithë në klubin gjilanas, ndërsa nuk e ka zbuluar ende klubin e tij të ardhshëm.
Me Dritën, Namani u shpall nënkampion i Kosovës, ndonëse e kishin titullin në dore deri pak xhiro pa përfunduar sezoni. /Gazeta Express/