No menu items!

“Nuk i dua të argjendtat”, momenti epik kur Mourinho i dhuroi medaljen e tij një tifozi pas finales

Jose Mourinho hodhi medaljen e tij të argjendtë të Ligës së Evropës te një tifoz i ri i Romës në tribunë pasi skuadra e tij u mund nga Sevilla në penallti.

Sevilla u kurorëzua kampione e Ligës së Evropës për herë të shtatë mbrëmjen e së mërkurës, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 1-1.

Megjithatë, klubi spanjoll e zgjeroi rekordin e saj të jashtëzakonshëm në këtë garë pasi Gonzalo Montiel shënoi penalltinë e fitores

Skuadra e Jose Luis Mendilibar shpejt festoi triumfin e tyre në Ligës të Evropës, por përpara se të ngrinte trofeun, Mourinho mori medaljen e tij dhe ia dha atë një tifozi të ri në tribunën e Puskas Arena.

Pas ndeshjes, “Special One” tregoi pse e bëri atë gjest duke dhuruar medaljen.

“Unë i mbaj medaljet e arta, nuk i dua ato të argjendta dhe i dhuroj gjithmonë”, ka thënë Mourinho pasi humbi finalen e tij të parë si

 

Ndryshe, Mourinho deri para kësaj humbje kishte pesë fitore nga pesë finale të luajtura në garat evropiane.

Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, djali fatlum që mori medaljen e argjendtë, pozoi menjëherë me të dhe fotot e tij u bënë virale në rrjetet sociale.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.