No menu items!

“Respekt për bukuroshen”, Hetemi kapërcen ngujimin me rrjete sociale, e komenton një Miss

Kreu i Komunës së Zveçanit, Lulezim Hetemi, ka disa ditë që ka mbetur i ngujuar brenda objektit të Komunës. Ai është parë teksa është lavdëruar në media për jetën brenda komunës, ndërkohë që ka pasur edhe pretendime se dikush nga Prishtina s’po e lë që të dalë prej aty

Megjithatë Hetemi duket që e kalon një pjesë të kohës edhe nëpër rrjete sociale, meqë gjatë kësaj jave nuk i ka rënë që të bëj ndonjë punë në Komunë.

Ai është parë teksa ka komentuar në një fotografi të faqes “Mitrovica Sot”, ku tregohet për një bukuroshe nga Drenasi, Mejreme Hajdaraj që ka fituar në Egjipt kurorën “Miss Elite World 2023”.

Duket se flamuri i Kosovës ka qenë detaji që e ka nxitur Hetemin të komentoj, duke shkruar “Rrespekt pèr Bukuroshen”.

Foto që kryetari Hetemi ka bashkëngjitur në koment.

Kryetari i Zveçanit në komentin e tij ka bashkëngjitur edhe një fotografi nga brenda objektit të Komunës ku shihet flamuri i Kosovës teksa valon në katin e dytë të objektit.

 

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.