No menu items!

Messi konfirmon largimin nga PSG

Lionel Messi ka njoftuar largimin e tij nga kampioni francez PSG. Ylli argjentinas nuk ka ende një klub të ri, të cilin pritet ta konfirmojë në javën e ardhshme.

Legjenda 35-vjeçare ka konfirmuar se po largohet nga klubi parisien në një deklaratë për ESPN.

“Jam i lumtur që arrita të përfaqësoj PSG-në. Ishte shumë argëtuese të luaja në këtë ekip me lojtarë kaq të mirë. Falënderoj klubin për një përvojë të mrekullueshme në Paris”, ka thënë shtatë herë fituesi i Topit të Artë

Kontrata e Messit me PSG-në skadon brenda pak ditësh pas dy vitesh qëndrimi. Trajneri Christophe Galtier konfirmoi në një konferencë për shtyp të enjten se ndeshja e së shtunës mbrëma kundër Clermont do të jetë paraqitja e fundit e tij në fanellën e kampionëve të Ligue 1

Messi dëshiron të marrë një vendim për të ardhmen e tij në ditët në vijim. Ish-klubi i tij Barcelona po përpiqet gjithashtu të marrë shërbimet e 35-vjeçarit, ashtu si edhe klubi i MLS-së, Inter Miami.

Megjithatë, Al-Hilal nga Saudi Pro League thuhet se është në pozicion ideal për të nënshkruar me të.

Sipas një raportimi të Sport, Al-Hilal planifikon të shpallë transferimin e Messit më 6 qershor. /

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.