No menu items!

Vuçiq pretendon se 3 policët e Kosovës ishin në territorin serb: Do t’i japim provat, do t’iu bëjmë poligrafi ushtarëve tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic në një konferencë për media ka folur për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë, siç ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, brenda territorit të Republikës së Kosovës, shkruan Express.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic pretendon se ushtria serbe nuk e ka kaluar kufirin dhe se s’është futur brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Vuçiq thotë se një gjë të tillë “mund ta konfirmoj edhe KFOR-i”.

Sipas presidentit serb, “tre policët e Kosovës janë arrestuar pa asnjë të shtënë” dhe se “arrestimi i tyre ka ndodhur thellë në territorin e Serbisë, 19 kilometra nga toka, dhe 4.1 kilometër vijë ajrore nga kufiri”.

Ne jemi gati t’i japim gjitha inçizimet dhe shënimet. Dhe të sjellim ekspert që ushtarët tonë t’i nënshtrohen poligrafit. Do t’i pyesim dy pyetje, a e keni relizuar ju arrestimin dhe a e keni bërë brenda territorit të Serbisë apo të Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq, shkruan RTS, trasnmeton Express./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.