No menu items!

Aleksandar Jabllanoviq kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, ndalohet nga policia

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq është ndaluar mbrëmjen e së martës duke e kaluar ilegalisht kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu bëjnë të ditura burimet e Telegrafit, ndër të cilat thonë se Jabllanoviq ishte në veturë me gruan dhe dy fëmijët.

Po ashtu në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se të martën mbrëma rreth orës 21:50 në rrugën për në Izvor është ndaluar një veturë të cilën kishte qenë duke e drejtuar një person.

Po ashtu sipas raportit thuhet se brenda veturës ishte një grua dhe dy fëmijë.

“Zveqan  04.07.2023 – 21:50.  Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë”, thuhet në raport
Gjithashtu bëhet e ditur se i dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës.

Ndërkaq, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.