No menu items!

Kroatja fitoi Kampionatin e parë Evropian të Seksit

Kampionati Evropian i Seksit u mbajt pavarësisht se shumë yje të porno filmave njoftuan se po largoheshin nga ai për një sërë problemesh.

Fitore korri kroatja, Marija Zadravec, e cila arkëtoi edhe një shumë të parave prej 995 mijë eurove.

Faleminderit edhe një herë për të gjithë njerëzit që më mbështetën dhe dhanë një numër të mjaftueshëm votash për të fituar. Gjithashtu edhe një falënderim të madh për Federatën Suedeze të Seksit”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Megjithëse nuk u dha shumë detaje, organizatori deklaroi se do të vazhdojë ta mbajë kampionatin edhe në vitet në vijim.

Ndryshe, Shoqata Suedeze e Sporteve njoftoi se ky vend nuk do ta njohë seksin si sport dhe se Gara Evropiane e Seksit nuk është pjesë e Shoqatës Suedeze të Sporteve. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.