No menu items!

Gërvalla në prani të Escobarit dhe Lajçakut: BE “tigër prej letre”, s’mund të ofrojë siguri pa SHBA’në dhe NATO’n

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës në një Forum në Dubrovnik bashkë me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak, ka folur për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, BE-ja s’mund të ofrojë siguri për këtë rajon, pa përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s.

Sa i përket sigurisë, Gërvalla thotë se BE-ja është një “tigër prej letre” pa përkrahjen e dy fuqive si SHBA dhe NATO.

Ajo gjithashtu ka thënë se Kosova është e rreshtuar plotësisht me Perëndimin sa i përket Ukrainës, derisa shtetet fqinje vazhdojnë të asistojnë agresionin rus kundër Ukrainës pa ndonjë pasojë nga Bashkimi Evropian.

“Kosova është unike sepse 90% e njerëzve mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. Ne jemi në linjë me Përëndimin sa i përket Ukrainës. Të tjerët në fqinjësi po e asistojnë rusinë në këtë aggression, pa pasoja nga Bashkimi Evropian. Një pyetje kyce për sigurinë në Ballkan Perëndimor është nëse BE-ja mund të garantoj sigurinë dhe paqen në Evropë.

Përshtypja ime është që BE-ja s’mundet. Sepse s’është, s’mundet. Sepse s’është e aftë që të ofrojë siguri. Arsyeta janë të dukshme. S’ka vullnet politik. Shumë mos unitet ka në Union. Dhe pa SHBA dhe NATO-n, BE-ja është një “tigër prej letre” sa i përket sigurisë”, ka thënë Gërvalla./GazetaExpress/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.