No menu items!

Argjentina Ramosaj publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, ka tash e sa kohë që qëndron larg publikut sa i përket prurjeve muzikore.

Ajo është zhvendosur me bashkëshortin dhe djalin e saj në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë dhe më të qetë larg Kosovës.

Sido që të jetë, familja janë kthyer për pushime këto ditë në gadishullin ballkanik, ku si destinacion kanë zgjedhur Malin e Zi

Foto: Argjentina Ramosaj/Instagram

Ka qenë vetë këngëtarja e hitit “Shpirt i mbytur” ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet teksa shijon rivierën e bukur sbregdetare

Fotografitë përfshijnë poza të saj me bikini, ku tregon linjat e lakmueshme trupore gjatë shëtitjeve në plazh.

Foto: Argjentina Ramosaj/Instagram

Në setin e fotografive të publikuara, përfshihet edhe një imazh i përbashkët i saj me bashkëshortin e vet, Dukagjinin, me të cilin mund të shihet duke kaluar çaste të përbashkëta në harmoni të plotë.

Ndonëse ka një numër këngësh të pëlqyera nga publiku, Argjentina nuk është se ka bërë të ditur nëse ka ndonjë plan për rikthim në muzikë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.