No menu items!

Bufi për interpretimin e Rita Orës: Artiste e madhe, s’mundet me i njoftë flamujt e shteteve te vogla

Pasi u shpërndanë pamjet teksa këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, shihet duke performuar në Hungari duke e mbajtur një flamur të Serbisë, ka pasur reagime të shumta. Deri tash nuk dihet se për çfarë arsyesh Rita e ka bërë një veprim të tillë, por shumë komentues po thonë që ajo mund të mos e ketë ditur se i cilit shtet është flamuri në fjalë.

Një ndër ata që kanë reaguar është edhe aktori Fatmir Spahiu – Bufi, i cili e përmendi rastin e fundit të Ritës, në një ‘talent show’, kur e kuptoi se një konkurrente e saj ishte nga Kosova.

Spahiu tha se “Rita Ora eshte qaq artiste e madhe sa qe nuk mundet me i njofte flamujt e shteteve te vogla!”

Btw reagimi i saj kur e sheh nje bashkevendase te saj ne nje talent show ne Australi eshte i barazvlershem me gollat e Shaqirit dhe Xhakes kunder serbise. Mua ma ka dridh pak buzen e poshtme.

Reagimi i saj ne at show ma kujton nje pervojen timen ne nje vend turistik ku gjasat per me pas shqiptare kane qene minimaliste. Tu u shetite ne nje barke te vogel, ne qosh te botes e pata degju kete fraze “Ruzhdi mos u gjuje se ka gurë” u pata nij krenare e emocionum pa mase per faktin se pak jena por gjithcka na gjen.

We go we go we shine”.

Rita Ora del me një sqarim për media: Flamuri mu dha nga një fans, kur dola nga skena e kuptova që ishte i Serbisë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.