No menu items!

Pyetet për Kardashian-en e preferuar, Jackie Chan habit me përgjigjen

Aktori i famshëm dhe shumë i dashur i Hollywood-it, Jackie Chan, bëri që me rolet e tij të dashuronte pas filmit aksion të mëdhenj e të vegjël, dikur dhe sot.

Ai ka qenë shpesh në fokus të intervistave mediatike, por në njërën prej tyre Jackie Chan ka çuditur të gjithë ndjekësit. I pyetur nga moderatori se cila ishte Kardashian-i i tij i preferuar ai u shpreh: “Kardashian? Çfarë do të thotë Kardashian? Nuk e di, apo ndoshta është ndonjë fjalë anglisht?”

Intervista në fjalë në fakt ka ndodhur në vitin 2018 kur Jackie Chan po e bënte publikun të familjarizohej me filmin e tij të ri në atë kohë, ‘The Foreigner’. Megjithatë, edhe 6 vite më parë, familja Kardashian ishin ende ikona e kulturës pop dhe kishin të njëjtin popullaritet si sot.

Njerëzit u çuditën nga përgjigja e 69 vjeçarit, madje kishte edhe komente të tilla si “më në fund ekziston dikush që nuk i njeh Kardashian-t”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.