No menu items!

Blero flet për Memli Krasniqin: Përmes tij, mua sot më njohin njerëzit

Sot është në krye të partisë më të madhe opozitare, por dikur Memli Krasniqi ishte në mesin e këngëtarëve më të njohur në industrinë e muzikës së vendit.

E, për ato kohë ka folur këngëtari i njohur Blero i cili edhe kishte bashkëpunuar me Krasniqin, ku i pyetur se ku është Memli më i mirë, në politikë apo në këngë, ai tha se ka vlerësim pozitiv për të në të dyja fushat, teksa shtoi se ka nostalgji të këndojë përsëri me të.

“Është i mirë si njeri më së pari. Unë e shoh si muzikant. Por, përderisa Partia Demokratike e ka zgjedh si kryetar atëherë ata besojnë në Memlin. Për Memlin kam respekt shumë, sepse ai ka qenë njeriu i cili ma ka zgjatë dorën në muzikë, përmes tij mua sot më njohin njerëzit. Normalisht, kam nostalgji me bë muzikë me Memlin”, u shpreh në Kanal10, këngëtari Blero.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.