No menu items!

Shuhet një prej legjendave të Prishtinës dhe Shkupit, Visar Reka

Muzicienti dhe regjisori, Visar Reka ka vdekur të hënën.

Këtë e ka bërë të ditur motra e tij, Valbona, e cila tha se Visar Reka ka vdekur pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë.

“Të dashur familjarë dhe farefis i gjerë, të nderuar miq, shokë dhe kolegë, Ju njoftoj se sot, pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, ndërroi jetë vëllai im, Visar Reka. Për ditën e varrimit do t’ju informoj”, ka shkruar Valbona Reka.

Reka ka lindur në Shkup ndërsa në vitin 1990 ka shkuar në Angli e më pas në Zvicër.

Gjatë vitit 1998, ai ka shërbyer si zëdhënës i UÇK’së nga Perëndimi. Ai ka qenë një prej njerëzve më të angazhuar në lëvizjen për pavarësinë e Kosovës.

Reka ka qenë ekspert i sigurisë, ndërsa në një periudhë prej 3 vitesh ka punuar si korrespondent i Kohës Javore nga Zvicra (1994-1997).

Poashtu, ai ka qenë bashkëpunëtor i Grupit Telex dhe bendeve tjera si dhe i këngëtares Violeta Rexhepagiqi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.