No menu items!

Mrekullia shkatërruese’: Djaloshi, 11 vjeç, i mbijeton përmbytjeve në Libi pasi e gjithë familja vdes

11 vjeçari Jusuf i mbijetoi sulmit të “murit të ujit” – një valë e dhunshme përmbytjeje që përfshiu një pjesë të qytetit libian Derna në det. Familja e tij – babai, nëna, vëllezërit dhe motrat, nuk ishin me fat.

Të paktën 11,300 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10,000 janë të zhdukur, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Libiane, pasi dy diga shpërthyen gjatë një stuhie të fuqishme javën e kaluar. Historia e Jusufit mund të klasifikohet si një mrekulli.

Uji i përmbytjes e përfshiu të gjithë familjen e tij në det.
Është gjithashtu e pabesueshme se si ky djalë nuk pësoi lëndime të rënda – ai shpëtoi me disa gërvishtje në këmbën e majtë dhe një dëmtim në këmbën e djathtë, sipas Sky news.

Mban mend vetëm se uji erdhi, i mori me vete, i ngriti dhe i hodhi në tokë. Gjëja tjetër që kujton është se ka qenë i shtrirë në tokë, kur është gjetur nga policia që e ka çuar në shkollë, ku strehoheshin banorët e evakuuar.

Daja i tij Mustafa Faraš deklaron se djali është në gjendje shoku. Ata humbën 11 anëtarë të familjes. Ai si inxhinier ndërtimi është inatosur me autoritetet pasi digat nuk janë mirëmbajtur, pasi siç vlerëson ai nuk është bërë kujdes në 50 vitet e fundit. Të gjithë e dimë këtu se kjo është shkaktuar nga neglizhenca dhe korrupsioni, thekson ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.