No menu items!

Në takimin me Erdoganin, Musk mori edhe djalin e tij – presidenti turk e pyeti se ku e ka gruan

Elon Musk u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në zyrën e quajtur “Shtëpia Turke” në Nju Jork.

Erdogan ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në takim, Erdogan dhe Musk biseduan për tema të ndryshme rreth ekonomisë, si dhe mundësinë e hapjes të një fabrike të prodhimit të veturave Tesla në Turqi.

Por ajo që ra në sy ishte se Elon në takim kishte marrë edhe djalin e tij.

Kjo e shtyu presidentin turk që ta pyeste miliarderin amerikan se ku ndodhej gruaja e tij, teksa Musk iu përgjigj: “Ajo ndodhet në San Francisko, ne nuk jetojmë bashkë, dhe kjo është arsyeja se pse unë kujdesem për djalin tim”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.